.

Shpërthen në Open Robert Aliaj: Thyjini turinjtë politikës me vepra arti, jo t’i lëpini b****

Tema “Politikë me artistë” në Open mbrëmjen e sotme në Top Channel ka sjellë debate të nxehta në studio.

Madje në shumë raste janë ngritur dhe tonet në përplasjen e mendimeve. Një prej atyre që janë kundër futjes së artistes në politikë, ishte Robert Aliaj.

“Më mirë i thyni turinjë me një vepër arti, se sa t’i lëpini b***n për 10 mijë apo 20 mijë euro,” tha Aliaj.

‘Kujdes me fjalorin se fëmijët janë akoma zgjuar’- ndërhyri Eni Vasili.

Mendimit të tij iu bashkua Bujar Kapexhiu që tha se një artist duhet të bëjë politikë me artin e vet dhe jo t’i bashkohet për interesa personale.

“Nga ana tjetër besoj tek artistët në politikë, sepse artisti është njeri që i do njerëzit, dhe prandaj mendoj se mund të bëjnë gjëra të mira,” u shpreh ai.