.

Presidenti i Dhomës Amerikane intervistë për VOA-n: Pas TAP-Devollit, do ketë investim amerikan për Skavicën

Presidenti i Dhomës Amerikane Enio Jaço ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.

Jaço në këtë intervistë tha se pas TAP-Devollit, do të ketë investim amerikan për Skavicën.

“HEC-i i Skavicës është projekt strategjik. Me Skavicën, Shqipëria bëhet faktor rajonal për energjinë.

Përmirësimi i klimës së biznesit është shumë i rëndësishëm. Am-Cham ka një rol të madh në përmirësimin e Klimës së Biznesit”, tha Jaço.

Enio Jaço theksoi se marrëveshja me SHBA shton mundësitë për investimet në Shqipëri./VOA