.

Pandemia e COVID-19, Sejko: Norma bazë e interesit e pandryshuar, ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me vendimmarrjen e politikës monetare, teksa ekonomia shqiptare ndodhet në ndikimin e pandemisë së COVID-19. Ai theksoi se tashmë situata serioze për shkak të pandemisë, ka ardhur drejt reduktimit në tremujorin e dytë të vitit. Sejko tha se inflacioni ka pësuar rënie.

“Informacioni në dispozicion sugjeron se ndikimi i pandemisë ka qenë serioz në tremujorin e dytë, por ka ardhur drejt reduktimit në muajt në vijim. Këto kushte monetare ofrojnë stimul për nxitjen ekonomike. Pandemia e COVID është sfida më serioze me të cilat është përballur globi. Aktiviteti ekonomik ka pësuar papunësi në rritje. Masat e paprecedente fiskale kanë lehtësuar impaktin e pandemisë. Inflacioni pësoi në rënie. Stimuli financiar ka krijuar premisa për rritjen e kreditimit. Sektori bankar ka vijuar me likuiditetet për bizneset dhe familjet.”, tha Sejko.

Sipas guvernatorit, jetësimi i skenarëve bazë është i kushtëzuar nga COVID-19, ndërsa shtoi se stimuli fiskal e zbut efektin e pandemisë. Ndër të tjera Sejko tha se stabiliteti financiar është parakusht për ekonominë, duke nënvizuar faktin se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar. “Ekonomia do t’i kthehet ringritjes vitin e ardhshëm, nëse nuk kemi një përkeqësim të situatës. E rëndësishme është se harmonizmi i politikave financave mes BSH-së dhe qeverisë, janë të koordinuara.”, pohoi ai./BW