.

Sherr te ‘Ligjet’/ Murrizi: Mos bëni si cuba, vetë e votuat 5 qershorin si dele!

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur shumë i revoltuar ditën e sotme gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku u është drejtuar pjesëtarëve të tjerë që të mos bëjnë të fortin sepse vetë e votuan Marrëveshjen e 5 qershorit, ndryshe nga ai.
“Nuk e di pse i shmangeni impelementimit. Damiani të urdhërohet prapë që të marri draftin e këshillit e ta fusi të premten, se Damiani është kthyer me transmetues që me 14 janar,. Do t’i lash ca zullume. E kanë urdhëruar, ai do të fusi këtu një letër. Unë nuk votoj jashtë parlamenti nuk e kam votuar 5 qershorin. Mos bëni si cuba, se vetë votuat si dele. Bëni çfarë të keni qejf në këshillin politik, nuk do të votoj jashtë kushtetute”, tha Murrizi.
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja gjatë debatit i ka mbyllur mikrofonin Rudina Hajdarit.
Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit të Ligjeve, kryetari Ulsi Manja gjatë debatit i ka mbyllur mikrofonin Rudina Hajdarit.
Ai ka theksuar se duhet të mbahet rendi i ditës dhe mos të ndërhyhet, ndërsa Hajdari është revoltuar.
Gjatë ditës së sotme është planifikuar që të diskutohen amendamentet e paraqitura nga ana e palëve politike.