.

“S’bëhemi pjesë e kësaj loje”, Opozita e re bojkoton Komisionin e Ligjeve

Ashtu edhe siç e paralajmëroi deputetja Rudina Hajdari, opozita e re në parlament ka bojkotuar punimet e Komisionit të Ligjeve me arsyetimin se nuk bëhen pjesë e kësaj loje.Sipas opozitës së re, nuk shikohet asnjë vullnet nga ana e mazhorancës dhe se nuk do që të hapen listat.

Komisioni i Ligjeve u mblodh sot për të diskutuar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Më herët deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka kërkuar në Komisionin e Ligjeve që të tërhiqet nga shqyrtimi i draftit, të cilin ai e ka propozuar në janar, bashke me 11 deputetët e tjerë.