.

Nis votimi për kandidatët e PD në Shkodër, 10100 anëtarë me të drejtë vote në procesin e kontestimeve

Nis procesi i votimit në rang qarku për kandidatët e PD Shkodër. Në total janë 10100 anëtarë që kanë të drejtë votimi në procesin e kontestimeve.
Dega Shkodër ka 6100 anëtarë, Malësia e Madhe 1900, Puka dhe Fushë Arrëzi 1800 dhe Vau Dejës 1300 anëtar. Në total janë 39 emra për qarkun Shkodër prej të cilëve 23 për degën e PD Shkodër si kandidatë të mundshëm për deputet dhe kryetar bashkie. Ata që marrin votat kontestuese të përcaktuara nga qendra atëherë skualifikohen.