.

Nesër hapen baret dhe restorantet në ambiente të mbyllura, Manastirliu publikon rregullat strikte

Një ditë para hapjes së bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura në kuadër të lirimit të masave për parandalimin e Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat strikte për klientët dhe punonjësit.

Me anë të një fotoje në rrjetet sociale Manastirliu kërkon të zbatohen rregullat me qëllim ruajtjen e shëndetit për vete dhe të tjerët.

“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.

-Në hyrje higjienizues për duart

-Personeli duhet të mbajë maskë

-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës

 

⚠️ Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është #thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Publiée par Ogerta Manastirliu sur Mercredi 30 septembre 2020