.

Në gjendje të rëndë shëndetësore, një prej naftëtarëve të Ballshit largohet nga greva

Në ditën e tretë të grevës së urisë që po zhvillohet nga naftëtarët e Ballshit, njëri prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore është detyruar ta lërë në mes atë për t’u zëvendësuar nga një koleg.

Kjo ka ardhur edhe për shkak se në ambientet e jashtme të godinës ku po zhvillohet greva e urisë nuk ka një ambulancë për të qëndruar në gatishmërinë e tij.
Njëri prej grevistëve në një prononcim për mikrofonin e ABC News i bëri apel politikanëve të lënë mënjëanë bindjet e tyre për t’ju ardhur në ndihmë naftëtarëve.

“Një prej grevistëve është dërguar nga familjarët e tij në shtëpi për të marrë ilaçet dhe nuk ka mundur të kthehet më. Me këtë palo qeveri fati ynë nuk dihet se ku do përfundojmë. I bëj thirrje kryeministrit, Bashës dhe zonjës Kryemadhi t’i lënë bindjet politike. Naftëtarët po vdesin”, u shpreh ai./ABC