.

Konflikt mes të rinjve në Kamëz, plagosen me thikë tre 17-vjeçarë

Një konflikt mes disa të rinjve raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz.

Sipas asaj që mëson Ora News, tre të rinj të moshës 17-vjeçare kanë mbetur të plagosur me thikë.

Mësohet gjithashtu se sherri ka nisur për motive banale, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar dy të rinj, të dyshuar si autorë të plagosjes, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.