.

Ja si u veshën dy zonjat e familjes Trump gjatë debatit Trump-Biden

Krahas shumë momenteve të rëndësishme në debatin Trump- Biden, nuk ngelën pa marrë vëmendjen as veshja e Melania dhe Ivanka Trump. Për debatin, Melania dhe Ivanka zgjodhën dy kostume dramatikisht të kundërta.

Zonja e Parë veshi një kostum të zi me shirita nga Dolce & Gabban ndryshe nga Ivanka, e cila zgjodhi kostum të bardhë nga Gabriela Hearst. Kjo e fundit, u kombinua me të dashurën e vëllait të saj, ish-drejtuesen e Fox News, Kimberly Guilfoyle, e cila gjithashtu kishte veshur një kostum të bardhë nga koka te këmbët.

Melania dhe Ivanka ranë dakord për një detaj të rëndësishëm. Ndërkohë që Donald Trump kaloi pjesën më të madhe të pandemisë duke minimizuar efektivitetin e maskave, gruaja dhe vajza e tij zgjodhën të mbanin maska ndërsa bënin rrugën për në vendet e tyre, para se të fillonte debati. Ndryshe nga Trump i cili e mbajti maskën e fytyrës brenda xhepit të tij.