.

VIDEO/ Grekët shpallin “non grata” Pompeon, i vihet flaka flamurit amerikan, protestuesit përleshen me policinë


Në Athinë e Selanik janë zhvilluar sot protesta të cilat kanë shënuar incidente dhe përplasje me Policinë, gjatë kohës që në vend ndodhej Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.

Me parullën “Pompeo është i padëshirueshëm”, anarkistët fillimisht u mblodhën në Parkun Eleftherias për të protestuar dhe më pas marshuan para Ambasadës së SHBA.

Mediat greke raportojnë se pas orës 19:00, janë regjistruar disa incidente midis protestuesve dhe policisë, me këta të fundit që u janë përgjigjur duke hedhur gaz lotsjellës.Kurse në Selanik një grup qytetarësh dogjën flamurin amerikan jashtë konsullatës së SHBA, në rrugën Tsimiski.

Më herët, protestuesit pikturuan dhe shpalosën flamurin amerikan në rrugë, hodhën parulla anti-NATO dhe anti-SH.B.A.