.

Sekuestrohen 176.5 kg drogë në Skrapar, 6 në pranga, mes tyre punonjësja e policisë bashkiake (EMRAT)

Policia e Skraparit ka sekuestruar 176.5 kg drogë, ndërsa në pranga ranë 6 persona. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Kanioni’, ranë pas hekurave Arben Lekli, Alban Bendo, Sefedin Dokaj, Fatjon Beshiri, Anxhela Beshiri si dhe Fatos Lamaj.

Mes të arrestuarve është kryeplaku i fshatit (Lamaj) dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës, si dhe u shpall në kërkim administratori i Njësisë Administrative Tërpan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi me inicialet T. B., 14 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Arben Lekli dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.