.

Pezullimi i kreut të OFL, PD me akuza të forta: Vettingu në polici, fasadë. Show me luftën kundër krimit, por paguhen nga…


Pak pas pezullimit te Artan Shkëmbit nga detyra e Drejtorit në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nderkohe qe ishte edhe kreu i OFL-se, vjen reagimi i PD-se.

Partia Demokratike, duke e quajtur sot Operacionin Forca e Ligjit, si nje iluzion qe ne nisje te tij, ka akuzuar kreun e OFL si bashkepunetor me krimin e organizuar.Gjate nje deklarate per mediat, ish-deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj, ka theksuar se “Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë. Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën show me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi”.

Sipas tij, Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse.

DEKLARATË E ka PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Operacioni Forca e Ligjit, prej krijimit të tij, ka qenë një iluzion. Me drejtimin e qeverisë nga Edi Rama, forcën dhe pushtetin e ka krimi. Çdo gjë tjetër është fasadë. Krimi emëron drejtorët e policisë, krimi merr tenderat, krimi bashkëqeveris.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin e organizuar tregon falsitetin e procesit të vetingut në polici dhe gjendjen e depërtimit të krimit në kupolën e Policisë së Shtetit.

Pak javë më parë, kreu i OFL-së e kaloi me sukses vetingun, duke dëshmuar se Ministria e Brendshme, shërbimi informativ dhe strukturat e tjera, në të vërtetë, nuk funksionojnë. Ato janë fasada e pushtetit që, nga një anë, bën show me të ashtuquajturën luftë kundër krimit, nga ana tjetër paguhet nga krimi.

Institucionet e vërteta, që nuk janë në shërbim të partisë shtet, por kanë të parin interesin publik, nuk do të kishin pritur partnerët, por do të kishin zbuluar se kreu i strukturës më të rëndësishme të policisë, është i blerë nga krimi i organizuar.

Nën thundrën e krimit, policia ka dështuar gjithmonë të vendosë ligjin mbi interesin e pushtetit. Edhe për laboratorin e parë të kokainës në Shqipëri, pala shqiptare u njoftua nga partnerët e huaj dhe e dekonspiroi operacionin për të shpëtuar Olsi Ramën dhe mikun e tij, që drejtonte trafikun, Genci Xhixho.

Rasti i bashkëpunimit të kreut të OFL-së me krimin, nuk është rast i izoluar.

5 vjet më parë, nën presionin e opozitës, u zbulua se Policia mbante fshehur urdhrin e arrestit ndërkombëtar për deputetin e Edi Ramës, Mark Frroku.

Në të vërtetë, kreu i OFL-së nuk ka bërë as më pak, as më shumë, sesa ka bërë kryeministri i vendit.

Pak ditë më parë ne denoncuam takimin e Edi Ramës me disa nga figurat e botës së krimit në Durrës për t’u siguruar paprekshmëri në këmbim të përfshirjes së tyre në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

Edi Rama vazhdon të heshtë dhe të mbrojë me heshtje çdo kriminel që i shërben pushtetit të tij. Këtë ka bërë prej 7 vjetësh në drejtimin e vendit. Operacionet e OFL-së kanë përfundime qesharake. Zhurma e madhe politike dhe mediatike është reduktuar në disa makina të sekuestruara ose ndonjë pasuri jodomethënëse.

Edi Ramës i ka dalë situata jashtë kontrollit, sepse edhe ai e di shumë mirë se ditët e tij në krye të vendit janë të numëruara.

Bashkëqeverisjes së tij me krimin i është vënë viza.

Më 25 prill qytetarët do të tregojnë me votë vullnetin e tyre për t’u ndarë njëherë e mirë nga qeveria e krimit./panorama