.

Kujtimi më i bukur! Babai filmon të bijën çdo javë, prej lindjes e deri në moshën 20-vjeçe (Video)

Një burrë i vuri vetes një sfidë interesante, që në momenti që u bë baba.

Ai ka vendosur ta incizojë vajzën e tij që nga lindja e deri në moshën 20-vjeçare, për çdo javë.

Siç duket edhe në videon e ngarkuar nga tabloidi britanik ‘The Sun’, tek vajza nuk është se vërehet ndonjë dallim i madh fizik përgjatë procesit të rritjes.

Flokët, fytyra, e buzëqeshja janë përafërsisht të njëjtat në 20 vite diferencë.

Videoja ka bërë përshtypje të madhe tek përdoruesit e rrjeteve sociale, teksa pamjet janë shpërndarë mijëra herë.