.

“I kërkoi të dilnin nga lokali për t’u takuar”- Kushëriri masakron me thikë dy vëllezërit binjakë shqiptarë. Dëshmitarët thonë se…


Dy vëllezër 36-vjeçarë me origjinë shqiptare, një që jeton në Solferino dhe tjetri në një fshat afër San Cassiano di Cavriana janë qëlluar me thikë nga një kushëri i tyre në Itali.

Mediat fqinje shkruajnë se Viktori dhe Dritani janë qëlluar nga një person i quajtur Ardian, që rezulton të jetë kushëri i tyre.

Ngjarja

Të dy vëllezërit ishin brenda në një lokal. Papritmas një makinë ndaloi para barit dhe doli një person, i cili i kërkoi atyre të afroheshin për t’u takuar. Sapo dy vëllezërit u afruan në makinë, kushëriri u hodh kundër të dyve duke i goditur me thikë dhe dëshmitarët nga vendngjarja thonë se ata janë prerë me thikë në bark.

Më pas autori i ngjarjes u largua me shpejtësi. Dy personat kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e autorit, pak pas ngjarjes, ndërsa nuk dihen ende arsyet e plagosjes, por pista kryesore mbetet ajo e ndonjë sherri banal.

Binjakët njihen si persona të qetë në zonë dhe këtë e konfirmon edhe kryetari i bashkisë së Solferinos./panorama