.

EMRI/ Pësoi aksident me ambulancë në Sarandë, infermierja ndërron jetë pas 1 jave tek Trauma


Infermierja Adelina Rizvani e cila pësoi aksident teksa udhëtonte me ambulancë në Sarandë ka ndërruar jetë pas 1 jave ‘luftë’ tek Trauma.

Mesohet  se 57-vjeçarja ka vdekur mesditën e sotme në orën 15:00. Në orët e para të mëgjesit të 21 shtatorit, Rizvani u njoftua për një lindje në Sarandë dhe teksa kishte përfunduar po kthehej në shtëpi me ambulancë.

Ambulanca e drejtuar nga Aleko Kajo hyri kundravajtje në kryqëzim dhe u përplas me fuoristradën BMW X5 me targa angleze të drejtuar nga Kosta Kaca.

Këta të fundit shpëtuan me dëme nga aksidenti, por infermierja jo. Adelina Rizvani shërbente si infermiere e maternitetit të Sarandës dhe një kundravajtje i mori jetën.
/BW