.

Denoncimi/ Vokshi: Pak ditë para nisjes së vitit shkollor Rama e Veliaj paguan 1 mld lekë inceneratorin e Tiranës


Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, sulmon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se nuk kanë dhënë asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka e kanë çuar për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.

Sipas ish-deputetes, “pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës”.

“Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, paguan me taksat tona 1 miliardë lekë inceneratorin e Tiranës. Asnjë qindarkë shtesë për shkollat, por gjithçka për biznesin me pronarë që fshihen në parajsa fiskale.
1 milardë lekë për inceneratorin e Tiranës dhe asnjë pikë ujë dhe as një kallëp sapuni në shkollat e Kryeqytetit.
Erion Veliaj derdh 1 milardë lekë në kontot në parajsa fiskale, por nuk jep asnjë qindarkë për maskat falas për nxënësit dhe dezinfektimin e klasave.
Me 1 miliardë lekë që Erion Veliaj i ka paguar shtesë inceneratorit të Tiranës mund të ishin paguar edhe testet covid dhe ato sereologjike për mësuesit dhe stafet pedagogjike.
Çdo qindarkë e vjedhur në kurriz të banorëve të Tiranës do t’i kthehet kundër në 25 Prill. Dhe kushdo i përfshirë në këtë megaaferë do të shkojë para drejtësisë”, shkruan ish-deputetja.

 

Pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria e Edi Ramës dhe Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj,…

Publiée par Albana Vokshi sur Lundi 28 septembre 2020