.

A do e njihnit? Fjoralba Ponari poston foton e vjetër nga fëmijëria (FOTO)

Moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari, ka rrëmbyer prej kohësh zemrat e publikut duke u kthyer në një nga vajzat më të dashura të televizionit.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. Jemi mësuar gjithmonë që ta shohin të kuruar në çdo detaj, por a do ta njihnit Fjoralbën në fotot e vjetra nga fëmijëria?Një të tillë e ka publikuar vetë moderatorja sot, ku ka pozuar me të ëmën. Fjoralba shfaqet me kapuç mbi kokë, teksa qëndron shumë serioze me vështrimin nga kamera.
“Miss Fjoralba ju kujton të shihni “Beauty-n”- shkruan ajo, e cila ka ruajtur të njëjtat tipare po aq të ëmbla dhe të njëjtin vështrim, ndërsa çfarë na bën tjetër përshtypje është edhe ngjashmëria jashtëzakonisht e madhe me të ëmën.