.

“Kryeministri është dashamirës që të ndihmohet sporti”, Olsi Rama: Ja hera e fundit kur kam folur me të për futbollin në Shqipëri

Olsi Rama1
Drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama pranon se kryeministri i vendit dhe vëllai i tij, Edi Rama është dashamirës ndaj sportit.

Në studion e “Sport Neës” në “Neës 24”, zyrtari i lartë i 16-herë kampionëve të Shqipërisë tregoi se hera e fundit që ka biseduar me vëllain e tij për problemet e futbollit në Shqipëri ka qenë vitin e kaluar për ndryshimet ligjore për dënimin e dhunës në sport dhe për maskat fiskale.

“Kam patur një komunik që vjet me të për masat kundër dhunës në sport dhe masat fiskale. Bojkoti erdhi papritur. Kemi bërë një pakt të mos flasim për këto probleme. Kur kemi folur për futboll, kemi folur më shumë për Juventusin dhe thuajse shumë pak për Partizanin. Ai e ka të qartë, është simpatizant i sportit. Është shumë dashamirës që të ndihmohet sporti. Është bërë si bojkoti i Superiores, por nuk duhet të ndihmohet vetëm futbolli. Duhet të ndihmohet arti dhe fusha të tjera. 30 vjet më parë sporti dhe arti financohej dhe mbështetej nga shteti. Tani kemi kaluar në një ekonomi tjetër. Janë bërë ndryshime në ligj që favorizojnë, por duhet më tepër. Pastaj se sa do të arrihet gjuha e përbashkët, është në dorën e aktorëve pjesëmarrës”, deklaroi drejtori i Partizanit Olsi Rama./bw