.

“Unë jam një punëtor i vjetër partie”, Flamur Noka tregon pse la Kukësin për Tiranën

Ish-deputeti i PD dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka ka folur për lëvizjen më të fundit të tij, kandidimin në Tiranë duke lënë Kukësin.Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, Flamur Noka thotë se lavizja e tij është bërë pas konsultimeve. Sipas tij rrethanat e PD janë të tilla që ai duhet të kontribuojë më shumë në Tiranë, pasi kuksianët tashmë për të janë të motivuar edhe pa emrin e tij në listë.

Ai nuk e fsheh keqardhjen për moskandidimin në Kukësi por thotë qartazi se është punëtor i vjetër në PD dhe është besnik i partisë po aq dhe elektoratit.

“Unë jam një punëtor i vjetër partie. Jam rritur në atë parti, dhe përgjithësisht kam zbatuar një parim. Parimi është ky, forca ime politike që më ka rritur, unë do i përgjigjem ku të jetë.

Sigurisht që ndjej një keqardhje. Por kur rrethanat kërkojnë që duhet të japësh më shumë në një vend tjetër, duhet të shkosh. U zgjodha për 3 mandate.

U ngelem besnik elektoratit, por po aq dhe PD. Jam rritur këtu, dhe si njeri i rritur në PD, kur bëhen diskutime për nevoja për kontribut.

Kjo është bërë në konsultë. Pasi sigurisht që unë siç e thashë kam qenë gjithnjë i hapur. Puna është ku mund të bëj më mirë. Kukësi ka qenë domosdoshmëri të isha unë në luftëtar në beteja për sa kohë kishte 4 mandate. Kuksianët nuk kanë më nevojë, ata janë të motivuar tashmë. I motivon më së shumti Rama. Sepse si ata apo si gjithë Shqipërinë të lënë pas dore, të përzënë.” u shpreh Flamur Noka.