.

“S’do përfshihem në retorika përçarëse brenda partisë”, Kulluri publikon formularin për kandidatët e PD: Përbetime komuniste

“Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë që sjell diferencime dhe përçarje brenda partisë. Nuk do të ndërmarr asnjë veprim kundër kandidatëve të tjerë në garë dhe angazhohem të mos bëj asnjë koment negativ për ta.”

Kështu shkruhet në deklaratën që PD u ka shpërndarë për të firmosur kandatët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Dokumenti është publikuar në një postim në facebook nga Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri.

Për Kullurin, Partia Demokratike është shndërruar në një repart ushtarak qesharak falë “formimit perëndimor” sipas modelit “të forcojmë unitetin parti-popull”!

Postimi i plotë:
Partia Demokratike qe drejtoi rrezmin e komunizmit ne 1990 detyron kandidatet per “kandidate per deputete” te nenshkruajne nje deklarate te tipit kinez maoist gjate procesit te perzgjedhjes!
Perbetime komuniste si keto vetem kandidatet per anetar partie te PPSH-se mund te kene bere ne Shqiperi! Nje turp per ata qe e kane perpiluar dhe ofruar per nenshkrim atyre qe ende besojne tek ky lidership “idiot”! Fatkeqesisht nuk mund tu vesh asnje emer tjeter!

Partia e “njerezve te lire” eshte shnderruar ne nje repart ushtarak qesharak fale “formimit perendimor” sipas modelit “te forcojme unitetin parti-popull”! Keta qe sulmojne Gramoz Rucin si ish komunist detyrojne njerezit te heshtin e te binden qorrazi ndaj “udheheqjes dhe shokeve te partise”!

Kurre s’i kish shkuar mendja njeriu qe mund te katandiseshin ne kete derexhe 30 vjet pas renies se komunizmit! Dhe kjo nuk eshte rastesi por plan diabolik per te shkaterruar Partine Demokratike!