.

“Ruani veten”, Stresi rezulton pozitiv me COVID-19

Vetëm pak minuta më parë, reperi i njohur Stresi ka lajmëruar ndjekësit e tij në rrjete sociale se ka kryer tamponin për Covid-19.Madje, përgjigjia e tij e ka befasuar reperin, pasi ai ka rezultuar pozitiv.

Në postimin e tij në InstaStory, Stresi ka treguar se po shkon menjëherë të izolohet, për të treguar kujdesin e duhur që ky virus do.
Gjithashtu, ai i bën thirrje të gjithë ndjekësve të tij të ruajnë veten, pasi me të vërtetë virusi nuk është lojë!

“U konfirmova pozitiv! Ruani veten, unë po iki menjëherë të vetëizolohem”- shkruan reperi.

Në fakt, Stresi ka qenë në lëvizje kohëve të fundit dhe vetëm disa ditë më parë përfundoi xhirimet e klipit “Bad Girl” në bashkëpunim me Morena Tarakun, mirëpo ende nuk e dimë se ku dhe si u infektua.