.

Një familje i ndryshon jetën, shpërndarësi 89-vjeçar i picave merr ‘bakshish’ prej 12 mijë dollarë

Një burri 89-vjeçar që shpërndan pica i ndryshoi jeta kur mori një surprizë nga një prej klientëve të tij të rregullt, një bakshish 12.000 dollarësh.

Newey shpërndan pica për kompaninë Papa John për 30 orë gjatë javës. Ai tregoi për KSL që e nisi këtë punë pasi e kuptoi që nuk mund të jetonte prej pensionit të tij.

Mirëpo, familja Valdez i ndryshoi jetën, pasi gjithmonë e kërkonte Newey për picat dhe i xhironin vizitat e tij, e më pas videot i publikonin në TikTok.

Kur u bënë 53.000 ndjekës, ata shpesh pyetën se pse Newey shprëndante pica në moshën e tij. Familja u pajtua që ai nuk duhej të punon aq shumë dhe vendosi të përdorë platformën për të bërë një vepër të mirë.

Ata kërkuan prej ndjekësve të bëjnë donacione për të ndihmuar Newey dhe shumë shpejt arritën të mbledhin 12.000 dollarë.

Familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së Derlin Newey në Utah.

“Unë kurrë nuk do të mund të ju falenderoj sa duhet. Nuk e di çfarë të them”, tha Newey derisa po i rridhnin lotë gëzimi.