.

Moti i keq la pa drita dhjetëra zona në vend, OSHEE informon mbi situatën

Moti i keq me erë të fortë e shira të rrëmbyer, solli probleme edhe në rrjetin elektrik në vend, duke lënë pa drita dhjetëra zona në vend.
Ndërkohë, OSHEE, nëpërmjet një njoftimi për mediat, bën me dije se është riparuar defekti në 70% të fiderave. Po ashtu, njoftohet se i është rikthyer energjia elektrike 67% të abonentëve.
“OSSH raporton se, referuar situatës në mëngjes (ora 07:30) kemi përmirësim të ecurisë të furnizimit me energji, riparuar defektet në 70% të fiderave, rikthyer energjia në rreth 67% të abonentëve të prekur. Edhe pse me mot aspak të favorshëm, punonjesit e terrenit po japin maksimumin për normalizimin e situatës”, shkruhet në njoftim.