.

Manastirliu: Në 24 orët e fundit, 88 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!

88 qytetarë e kanë fituar betejën me koronaviruson në 24 orët e fundit. Ky lajm i mirë është bërë i ditur nga vet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka konfirmuar këtë fakt, ndërsa ka postuar dhe një foto të mjekëve dhe infermiereve të spitalit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 88 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan ajo krahas fotos.