.

Aksident në Udënisht të Pogradecit, përplasen 3 automjete

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në qytetin liqenor të Pogradecit, saktësisht afër fshatit Udënisht.
Sipas BalkanWeb 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Pogradec-Lin buzë liqenit.
Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo të plagosur.