.

Tentoi të arratisej nga Policia e Tiranës, kush është i riu që u denoncua nga i ati për dhunë, si u prangos nga ‘Shqiponjat’


Policia e Tiranë reagon lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme, ku një person tentoi të arratisej nga ambientet e policisë, por që u kap pak metra më larg.

Uniformat blu njoftojnë se kanë arrestuar 28-vjeçarin K. P, i cili ishte denoncuar nga i ati për dhunë në familje, por që ambientet e Drejtorisë së Tiranës ka kundërshtuar me dhunë efektivët dhe ka tentuar të largohet.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.09.2020, rreth orës 16:00, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë për veprën penale “Dhuna në familje” pasi ishte denoncuar nga babai i tij, dhe në momentin që Punonjësi i Policisë po e shoqëronte për në katin e parë të Drejtorisë Tiranë, ky shtetas e ka kundërshtuar me dhunë duke e goditur punonjësin e policisë dhe ka tentuar të largohet nga ambientet e DVP Tiranë por është kapur dhe prangosur disa metra më tej nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Në përfundimin të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K.P., për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të Policisë” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të Policisë” dhe “Dhuna në familje”, dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme./bw