.

Reshje intensive shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit gjatë fundjavës


Dita e nesërme do të shoqërohet me ulje temperaturash si dhe me reshje intensive shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se vendi ynë të shtunën, do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal, shoqëruar edhe me rrufe e breshër në disa zona.

Situata më e rënduar do të jetë në veri e veriperëndim, aty ku pritet sasia më e lartë e reshjeve të shiut. Gjithashtu bëhet e ditur se krahas erës së fuqishme, edhe në det do të ketë dallgëzim deri në 6 ballë.Reshje intensive shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit gjatë

Ndërkohë ditën e diel, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, këto më të theksuara përgjatë bregdetit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, do të ketë edhe reshje shiu të dobëta gjatë ditës, të cilat do të jenë të përqendruara në vijën bregdetare.

Ndërkohë në veriperëndim reshjet hera-herës e kryesisht në mbrëmje, fitojnë intensitet të lartë në formën e shtrëngatave me rrufe. Nga ana tjetër temperaturat do të kenë rënie të ndjeshme në orët e mëngjesit dhe rritje të lehtë në mesditë.Reshje intensive shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit gjatë