.

Për pak muaj nënë për herë të dytë, deputetja socialiste zbulon gjininë e bebit

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi u zbulua pak ditë më parë nga disa foto të publikuara në rrjetet sociale gjatë një inspektimi.

Nga fotot dukej qartë barku i rrumbullakosur i deputetes. Ndërsa ditën e sotme e ftuar deputetja ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News ku dhe ka zbuluar gjininë e bebit.

Blerina Gjylameti është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe është në pritje të një djali. Kujtojmë që Blerina Gjylameti është nënë e një djali 10-vjeçar.