.

Në Mikonos për të punuar, gjendet i vdekur shqiptari i zhdukur prej 17 muajsh në Greqi (EMRI)


Eshtë gjetur i vdekur shqiptari i zhdukur prej një viti e gjysmë në Greqi.

Raportohet se ai ra në det më 10 Prill 2019 dhe të afërmit nuk u dorëzuan kurrë deri në gjetjen e trupit.

Skenarët e vdekjes së tij janë tejet të dyshimtë thjesht për faktin sepse ai u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore të Andros. George Tsoukalis, një detektiv privat grek tha se duhet të nisin hetimet pranë plazhit të ishullit.

Ai punonte disa punë për të mbajtur familjen e tij, megjithëse nuk ia kishte treguar familjarëve udhëtimin e papritur që ndërmori në Mikonos për të punuar.

Sipas një prej reportazheve të mediave greke, një ditë pas zhdukjes së Laertit, një burrë, i cili ishte në bordin e një anije rrugës nga Rafina për në Mykonos, kishte rënë në det.

Kamera e sigurisë së anijes kishte regjistruar njeriun që ra në det. Nga dëshmitë e udhëtarëve, rezultoi se ky njeri ishte 36-vjeçari shqiptar Laert Beqaj./gazetashqip