.

“Fëmijët s’e dinë se sa me fat janë”, 91-vjeçari që jep mësim online bëhet viral në internet

Një 91-vjeçar që shihet duke dhënë mësim për studentët e tij online është bërë viral në internet. Charles Krohn ka dhënë mësim në Universitetin e St Thomas në Minesota për më shumë se 50 vite, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, atij iu është dashur të përdorë internetin për duke mos patur zgjidhje tjetër.

Vajza e tij, Julia Krohn ndau një fotografi të babait të saj në rrjete sociale, ku shihet teksa zhvillon mësim për studentët e tij në kompjuter, ndërsa shkruan se “këta fëmijë nuk e dinë se sa me fat janë”, shkruan abcnews.al.

“Babai im ka qenë profesor i anglishtes në Universitetin e St. Thomas për 50+ vjet. Këtu ai, në moshën 91-vjeçare, po përqafon mësimdhënien virtuale si BOSS.”, shkroi ajo krahas fotos.
Në një intervistë televizive, ajo tha se kanë qenë shumë ish-studentë të babait të saj që e kanë mbështetur më së shumti. “Fakti që [ai po mëson] virtualisht dhe akoma tërheqës dhe kaq i zgjuar dhe kaq i shpejtë … ishte vetëm ky moment i bukur që unë vetëm duhej ta kapja,” deklaroi Krohn.