.

E zë pompa e betonit duke punuar, humb jetën punëtori në Librazhd

Një punëtor ka humbur jetën në Librazhd pas një aksidenti duke punuar. Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 12:00, në fshatin Dorëz, Librazhd, shtetasi K.K.,duke punuar në banesën e shtetasit H.H., e ka zënë pompa e betonit.

Punëtori ka mbetur i plagosur dhe ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.