.

Covid-19/ Kryetarja e OBSH në Shqipëri takon Manastirliun, diskutohet për marrjen e masave në vjeshtë-dimër


Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne, ka zhvilluar sot një takim me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me të cilën ka diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për koronavirusin.

Në një mesazh në faqen e ‘Facebook’ të OBSH në Shqipëri thuhet se “Partneriteti ndërmjet OBSh-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit në vend është pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit”.

Mesazhi i plotë:

Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne në një takim shumë të frytshëm me Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke diskutuar për marrjen e masave të strategjisë së vjeshtës dhe dimrit për #COVID19. Partneriteti ndërmjet OBSh-së dhe autoriteteve drejtuese të shëndetit në vend është pikë kyçe e zbatimit të politikave dhe planeve strategjike të veprimit për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Së bashku mund ta luftojmë dhe ta mundim COVID-19!

Përfaqësuesja e OBSh-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne në një takim shumë të frytshëm me Znj. Ogerta Manastirliu,…

Publiée par Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri – WHO Albania sur Vendredi 25 septembre 2020