.

‘Nuk guxoni të thoni të vërtetën’- sherr në Open mes Bushatit dhe Spiropalit

Në Open në Top Channel po zhvillohen debate të shumta teksa po flitej në për hapjen e listave. Një tjetër debat u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Elia Spiroapolit. Debati nisi kur Elisa foli për statusin e Bushatit.

Debati nisi kur Spiropali I tha Bushatit që mbështet partinë në Kosovë që është kundër Amerikës.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.

Bushati: çfarë po thua se spo të marr vesh.

Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.

Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.

Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.

Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.

Spiropali: Edhe ne themi të vërteta tona.

Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skëndërbeun

Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni.

Bushati: E humbët, po ju merret goja. Unë shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.

Bushati: Po ju citoj juve. Ju i keni thënë Skënderbe.