.

Erion Isai bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin “e padëgjuar” të vajzës

Kryebashkiaku i Ersekës dhe aktori Erion Isai është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një foto të postuar në Instagram, ku shfaqet dora e së porsalindurës.

Isai ka falenderuar Zotin për këtë bekim, duke zbuluar gjithashtu emrin e veçantë dhe njëherazi “të padëgjuar” të vajzës, E’dua.

“U bëmë 4. Faleminderit Zot!. Erdhi tek ne vajza e dytë. Quhet: E’dua. Përulem para Zotit për bekimin më të madh që më ka dhënë! Nga sot, shërbëtor i 3 princeshave!”, shkruan aktori krahas fotos.

Kujtojmë që ai ka edhe një vajzë më të madhe, të cilën e pagëzuar me emrin po aq special, Ajër.