.

Vuani nga reumatizma? Këto janë llojet e këpucëve që nuk duhet të zgjidhni

Shumë njerëz i sforcojnë këmbët e tyre brenda këpucëve të cilat nuk i qendrojnë mirë, pa kuptuar dëmin e madh që po ju shkaktojnë atyre. Duke qënë se këmbët janë shumë delikate edhe përkujdesja ndaj tyre duhet të jetë e tillë.

Një nga gjërat më të rëndësishme është zgjedhja e duhur e këpucëve. Veçanërisht për persona që vuajnë nga sëmundje të kockave si artriti apo reumatizma. Agroweb.org më poshtë ju tregon këpucët që nuk duhet të zgjidhni kur vuani nga këto sëmundje.

Këpucët me taka

Ekspertët bien dakort se këpucët me taka mbi 5 cm janë të dëmshme për këmbët e gjithësecilit. Veçanërisht për personat që vuajnë nga artriti i këmbëve pasi pesha bie e gjitha në gishta. Këpucët shumë të sheshta

Edhe këto këpucë mund të jenë problematike nëse janë shumë të sheshta apo me forma me majë. Pasi sipas ekspertëve këmba ka tendencën të marrë formën e këpucëve dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje. Gjithashtu kur janë baraz me tokën ato krijojnë një balancë të keqe për trupin.
Këpucët me shollë të fortë

Këpucët me shollë të fortë mund të shkaktojnë dhimbje gjuri. Këto lloj këpucësh shkaktojnë tension në këmbë.
Këpucët me thembrën jashtë

Këpucët duhet të kenë gjithnjë thembër të mbyllur pasi e gjithë pesha përqëndrohet në një pikë, tek thembrat. Duke shkaktuar kështu lodhje dhe pa rehati gjatë ecjes.