.

Sulmohet në mesnatë aktorja shqiptare, hajdutët i hyjnë në banesë dhe i marrin bizhuteritë luksoze

Arta Elezaj është një ndër aktoret më seksi të skenës shqipatare. Ajo u bë e njohur përmes serialit ‘O sa mirë’ dhe më pas në ‘Duplex’.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45 aktorja është sulmuar nga një person i armatosur me qëllim grabitje.

Sipas policisë kosovare, thuhet se personi i armatosur ka hyrë në banesën ku jetonte Elezaj me shoqen e saj në Prishtinë.

Ai ka marrë disa stoli ari dhe dy ora, mirëpo dëmi total ende nuk dihet ende saktësisht. Ndërkohë, blutë kanë bërë me dije se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Ndërsa, Arta deri më tani nuk ka dalë me një prononcim.