.

Pas 1 viti merr fund sherri me çiftin zvicerian/ Loredana ndan foton ku shfaqet e buzëqeshur me zonjën Petra


Mesa duket dhe nga postimi më i fundit i Loredanës, ka marrë fund sherri i reperes me çiftin zvicerian, i cili bëri bujë një vit më parë.

Kujtojmë se zonja Petra dhe bashkëshorti i saj fajësuan reperen për humbjen e një vlere të madhe parash, prej 655.000 euro. Mirëpo, duket se së fundmi të dyja palët kanë vendosur paqe dhe çdo gjë është qartësuar.Loredana postoi një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet në një video-call me zonjën në fjalë, të dyja të buzëqeshura. Bashkangjitur, reperja shkruan datën 1 shtator, duke treguar se në atë datë kanë mbyllur çështjen që bëri bujë.