.

Kush do e prezantojë “Dua të të bëj të lumtur? Arbana Osmani zbulon gjithçka (FOTO)

Moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ka zbuluar se sezoni i ri i një prej programeve më të preferuara për publikun “Dua të të bëj të lumtur” do të transmetimin në ekran në muajin janar.Ditën e sotme, ajo ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë, ku u ka kërkuar gjithashtu që të dërgojnë historitë e tyre personale në adresën e saj apo email-in e programit.

Një nga pyetjet e fansave është në Arbana do të jetë në krye të emisionit këtë vit duke moderuar, apo do të merret me bebushin meqenëse është në pritje të ëmbël.“A do prezantosh ti sërish apo do merresh me bebushin? Ps: Je një mami shumë cute!”- i shkruan një ndjekëse, të cilës Arbana s’ka vonuar t’i përgjigjet, duke na shuajtur kuriozitetin të gjithëve.

“Do ta prezantoj unë, nëse shkon çdo gjë mirë”- shkruan Arbana, e cila është në muajt e fundit të pritjes së ëmbël.Gjithashtu ndjekësit e kanë pyetur Arbanën edhe në lidhje me të ftuarit VIP. Teksa e pyesin për Ledri Vulën, ajo përgjigjet: “Ledri Vula bashkë me Sara Hoxhën biles, se vetëm s’e duam ne”.

Ndërkohë, fansat e Capital T i kanë kërkuar moderatores ta ftojë reperin këtë sezon të ri, dhe në atë moment, Arbana ka zbuluar sesi iu prishën planet për ta pasur si të ftuar special sezonin e shkuar.“TrueCapo ishte në plan të vinte që sezonin e kaluar po pandemia na i prishi planet. E sigurt që do të kemi këtë sezon”, u shpreh Arbana.