.

I thanë të ndiqte rregullat anti-Covid, klientja nxehet dhe shkatërron dyqanin (VIDEO)


Ky është momenti kur një kliente tërbohet dhe fillon të thyejë shishet e verës dhe të hedhë sende nga stendat e dyqanit pasi i thanë të respektonin rregullat e distancimit social.

Pamjet tregojnë gruan që bërtet dhe hedh shishet e verës nga raftet, kur stafi në dyqanin në Lingfield, Surrey, i kërkoi asaj të ndiqte rregullat anti-Covid.

Blerësja e zemëruar më pas del nga dyqani, duke lënë pas saj një rrëmujë totale.

Një anëtare e stafit e cili dëshiron të mbetet anonime tha për Metro se si blerësjai e zemëruar filloi t’i bërtiste asaj dhe punëtorëve të tjerë.