.

Mban çdo ditë një korse për 18 orë, 26 vjeçarja e vendosur: Do thyej rekordin për belin më të hollë në botë

Një 26-vjeçare që dëshiron të thyejë rekord për belin më të hollë në botë, mban një korse çdo ditë për 18 orë. 26-vjeçarja nga Georgia filloi stërvitjen në prill të 2019-ës pas humbjes në peshë dhe më pas filloi të mbajë një korse pasi është e vendosur të thyejë rekord botëror për belin më të hollë.

“Unë dua të kem belin më të hollë në botë. Nëse zvogëlohet në 35 cm, beli im do të jetë afërsisht i njëjtë me kokën e një foshnjeje mesatare të porsalindur dhe dy centimetra më i vogël se rekordi aktual botëror.“, shprehet 26-vjeçarja.
E reja, që është dhe nënë e një djali mori këtë vendim pasi dy vite më parë peshonte më shumë se 89 kilogramë. Pasi pa në internet rezultatet e një tjetër gruaje që kishte rënë në peshë, vendosi të blinte korsenë. “Kur e nisa në fillim thjesht doja ta provoja, por kur pashë rezultatet thjesht doja të vazhdoja.”, thotë ajo.