.

Vrau ish-kunatën me pushkë pas konflikteve për shtëpinë, i riu ende në arrati. Merret në mbrojtje familja e autorit

Vijon të jetë ende në arrati autori i vrasjes së 34-vjeçares Jetmira Hasani mbrëmë në Bathore. Sipas ‘BalkanWeb’ 31-vjeçari Agron Tanushi akuzohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri pushkë, ish-kunatën.
Po ashtu raportohet se vrasja është kryer me 1 armë zjarri pushkë, me bajonetë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 4 gëzhoja.
Ndër të tjera mësohet se viktima si dhe autori kanë qenë të pajisur me urdhër-mbrojtje, pasi prej kohësh ata ishin përfshirë në konflikte pronësie për banesën pas divorcit të vëllait të tij. Ndërkohë, policia ka marrë në mbrojtje familjen Tanushi.