.

Vrasja në Bathore, viktima dyshohet se u ekzekutua me dy plumba pushke në sy të fëmijës 7-vjeç

Jetmira Hasani është qëlluar me dy plumba pushke nga kunati i saj Agron Tanushi, mbrëmjen djeshme në Bathore, ndërsa e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sy të fëmijës së saj 7-vjeç.
Sipas abcnews në banesë policia ka sekuestruar edhe armën e përdorur nga autori.

Ky i fundit vijon të jetë në kërkim nga uniformat blu. Burime bëjnë me dije se autori dhe viktima kishin pasur debate të vazhdueshme prej disa ditësh, ndërsa më herët kishin bërë kallëzim në polici ndaj njëri-tjetrit. Të dy ata kanë qenë të pajisur me urdhër mbrojtje, por vazhdonin të jetonin në të njëjtën banesë.

Konfliket mes tyre dyshohet se kishin nisur për arsye pronësie, pasi viktima prej katër vitesh ishte divorcuar nga vëllai i autorit, emigrant në Greqi dhe ende vazhdonte të jetonte në banesën e tyre.