.

Vetëvritet aktorja 36-vjeçare, i vëllai e gjen të vdekur në…

Aktorja e njohur japoneze, Sei Ashina, është gjetur e vdekur në moshën 36-vjeçare në apartamentin e saj në Tokio, të hënën.

Sipas Variety, vdekja e saj është cilësuar si një vetëvrasje, nga kompania e menaxhimit dhe policia e Tokios.Vëllai i saj ishte i pari që zbuloi trupin e pajetë pasi motra nuk po i kthente mesazhe dhe telefonatat që nga e diela. Deri më tani nuk dihet motivi që e shtyu aktoren të ndërrmerte këtë akt, pasi ajo nuk ka lënë asnjë shënim

Ashina, emri i vërtetë i së cilës ishte Igarashi Aya, filloi një karrierë si modele. Debutimi i saj në aktrim erdhi në serialin dramatik të 2002 “A Tale Of Happiness” (Shiawase no Shippo).

Aktorja ishte e njohur më së shumti për një nga rolet kryesore në dramën historike “Silk” të vitit 2007, një bashkëprodhim ndërkombëtar i drejtuar nga François Girard.