.

U konfliktuan për zhurmën, algjeriani i nxjerrë thikën pronarit të lokalit në ish-Bllok

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e “ish-Bllokut” në Tiranë, ku një emigrant nga Algjeria ka kanosur me thikë pronarin e një lokali në zonë.
Policia bën me dije se ata fillimisht janë konfliktuar pasi algjeriani, 22-vjeç ne inicialet T.T, ka prishur qetësinë publike dhe më pas i ka nxjerrë thikën pronarit të lokalit me inicialet S.H.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit algjerian T. T., 22 vjeç (endacak), pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, në lokalin në pronësi të shtetasit S. H. ka prishur qetësinë publike dhe ka kanosur me një mjet prerës (thikë) pronarin e lokalit, shtetasin S. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika”, njofton Policia.