.

Ishte duke bërë gati plaçkat për të ikur nga shtëpia, 34-vjeçarja që u vra nga ish-kunati nënë e një vajze 8 vjeçe

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me krimin e rëndë që tronditi mbrëmë Bathoren në Tiranë, ku një i ri vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij. Agron Tanushi akuzohet se për motive të dobëta vrau Jetmira Hasanin.

Viktima ishte nënë e një vajze 8 vjeçe, e cila tashmë ngeli jetime, ndërkohë që babain e ka në Greqi. Mësohet se pas divorcit 5 vite më parë, viktima jetonte në katin e dytë të banesës, ndërsa familja e ish-burrit ne katin e parë, ndërkohë që gjatë gjithë kohës kishin probleme mes tyre.

Autori i ngjarjes
Familja e ish-burrit ka tentuar që ta nxjerrë me forcë disa herë nga shtëpia Jetmirën, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Ndërkohë që mbrëmjen e djeshme 34-vjeçarja kishe bërë plaçkat gati të shtëpisë, duke braktisur familjen e ish-burrit, për të shkuar tek njerëzit e saj. Nga dëshmitë e fqinjëve, thuhet se në oborrin e banesës kishte nisur një konflikt mes saj dhe ish-kunatit, pasi ky i fundit pretendonte se 34-vjeçarja kishte ndotur me qëllim katin e parë. Kaq mjaftoi që ai të hynte në banesë qe të merrte armën e krimin, dhe të zbrazte ndaj ish-kunatës 4 plumba, duke e lenë të vdekur.

Ndërkohë, familjarët e viktimës, pasi morën vesh lajmin e kobshëm kanë shkuar me urgjencë në vendin e krimit, ndërsa falë ndërhyrjes së policisë u parandalua përshkallëzimin e konfliktit. 34-vjeçarja do të përcillet sot për në banesën e fundit në orën 15:00 në varrezat e Laknasit. Aktualisht autori i krimit, Agron Tanushi është në arrati, ndërsa familjarët e tij kanë braktisur banesën, e cila ruhet nga forca të shumta policie./Balkanweb