.

Debati mes Ramës dhe Bakojanis për Paktin Detar me Greqinë dhe Kushtetuesen

Të pranishëm në Forumin “The Economist”, Kryeministri Edi Rama është përplasur me Ministren e Jashtme Greke, Dora Bakojani në lidhje me çështjen e paktit Detar.
Ndërsa iu përgjigj sugjerimit të Ramës për arritjen e një marrëveshje me ndërmjetësimin e një pale të tretë, Bankojanis u shpreh e keqardhur për mosarritjen enjë marrëveshje në 2009, duke nënkuptuar se kjo ndodhi për shkak të ndërhyrjes së Turqisë
“Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me Shqipërinë, u mërzita kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo nuk përbën justifikim që 10 vite më pas ne nuk kemi nj marrëveshje. Duhet të përpiqemi më shuam për të gjetur nj marrëveshje me Shqipërinë. Ndërhyrja e palëve treta nuk është një gjë e mirë”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, në përgjigje, Rama u shpreh se në vitin 2009 nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me Presidentin e Turqisë, Eerdogan, duke theksuar se “në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë është e ndonjë interesi për Turqinë”.
“Ideja që e kam dëgjuar në Shqipëri dhe javën e kaluar nga autoritetet e lartë të së shkuarës dhe aktuale që kjo është një marrëveshje e cila është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është absolutisht e pavërtetë, kjo është fjala ime, asnjëherë në asnjë takim nuk kam dëgjuar prej tij që kjo çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë është e ndonjë interesi për Turqinë, kurrë. Pra na duhet ti qartësojë ti harrojmë këto. A duam ta zgjidhim? Po. Unë i jam shumë mirënjohës kryeministrit grek dhe ministrit të Jashtëm Dendias se kanë pasur një qëndrim të qartë për këtë çështje.”, tha Rama