.

Çekia shënon rekord të rasteve ditore me koronavirus, 1677 të prekur në 24 orë

Republika Çeke e ka raportuar rritjen më të madhe të numrit ditor të rasteve të koronavirusit që nga fillimi i pandemisë me 1,677 raste të reja për 24 orë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Qeveria çeke i ka shtrënguar masat për parandalimin e virusit, përfshirë kërkesën për përdorim të maskave, por synon që ta shmang izolimin e rreptë, shkruan The Guardian.
Sipas faqes “Worldometers”, Çekia deri më tani ka regjistruar mbi 38,000 persona të infektuar me koronavirus dhe 476 viktima.
Për më tepër, më shumë se 22,000 persona janë shëruar nga sëmundja e re në vendin e Evropës Qendrore.