.

Sandër Lleshaj: Kemi arritje në policinë e shtetit, më pak vrasje se vendet e BE-së

Sandër Lleshaj është i ftuar në Open në Top Channel dhe ndodhet përballë një paneli gazetarësh. Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritja të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se këto statistika tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”- tha Lleshaj.