.

Përfundon darka mes Ramës dhe Mitsotakis, ja për çfarë u diskutua

Ka përfunduar darka mes kryeministrit Rama dhe kryemistrit të Greqisë, Mitsotakis. Gazetari Artur Bibe solli detaje  nga darka mes Ramës dhe Mitsotakis.

Sipas gazetarit, nga kjo darkë u tha se një erë e re do të nisë në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“As Rama dhe as Mitsotakis nuk u prononcuan për mediat pas takimit. Mësohet se dy kryeministrat kanë rënë dakord për të mbyllur të gjitha çështjet problematike mes dy vendeve.

Për sa i përket marrëveshjes së detit, ajo është firmosur nga Bushati dhe Kotcias. Do jetë ajo marrëveshje, por që mund të rregullohen detaje të vogla. Pra marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë pse diskutohen, por do të diskutohet për problemet mes dy vendeve që mbeten akoma të pazgjidhura”- tha gazetari Bibe.